Ofrojmë atmosferë të ngrohtë në dimër!

Casa Leone është vendi më i mirë për pushim dhe relaksim në qendrën e skijimit, Popova Sapka, afër qytetit të Tetovës, në Maqedoni. Ka 5 apartamente të pajisura plotësisht (dhomë ndenje, dhomë gjumi, ballkon, frigorifer, banjo, DVD, internet Wi-Fi, Dream Box TV), kemi gjithashtu 8 dhoma të pajisura plotësisht. Në restorant mund të provoni shumë specialitete të ndryshme italiane. Zonja pronare është gjermane dhe burri i saj jetonte në Itali, kështu që gjatë qëndrimit tuaj në Casa Leone mund të dëgjoni gjuhët shqipe, angleze, maqedonase, gjermane dhe italiane dhe të provoni shumë specialitete nga kuzhina të ndryshme. Ju presim në vendin ku mund të pushoni në atmosferën e bukur në Popova Sapka

Kontaktet

Phone

+389 72 515 240

Adresa

Kodra e Diellit, Tetovë

Formulari i komenteve